Nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri, kishte zgjedhur të vishte fanellën e Kombëtares Shqiptare gjatë pritjes zyrtare që iu bë anijes “Fateh Al Khair 4”, për promovimin e Kampionatit Botëror të futbollit në Katar 2022.
Tahiri së bashku me një grup sportistësh të vegjël, kishin veshur uniformat e kombëtares shqiptare teksa mbanin banerin “Na prisni në Katar 2022”.
Durrësi i organizoi një pritje spektakolare dhe një ambient festiv anijes nga Katari “Fateh Al Khair 4”, e cila konsiderohet një muze në miniaturë. Lundrimi i kësaj anijeje prezanton trashëgiminë kulturore të Katarit dhe promovon Kupën e Botës “Qatar 2022”.





