SHBA – Nënpresidenti amerikan Joe Biden bëri sot betimin zyrtar në një ceremoni private në banesën e tij në Uashington. Biden falenderoi rreth 120 miqtë dhe familjarët e tij të mbledhur në sot në mëngjes për të marrë pjesë në betimin e tij për mandatin e dytë. Ai më pas iu bashkua presidentit Obama në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit për ceremoninë tradicionale të vendosjes së kurorës në Varrezat e Dëshmorëve në Arlington.
Pas ceremonisë, presidenti Obama bën betimin në Shtëpinë e Bardhë. Kushtetuta amerikane kërkon që presidenti të bëjë betimin më 20 janar. Meqë kjo datë këtë vit është ditë e dielë , presidenti dhe nënpresidenti do ta ribëjnë betimin nesër në një ceremoni tradicionale publike, përpara ndërtesës së Kongresit.
Ceremonia e së hënës nuk pritet të jetë me një pjesëmarrje po aq të madhe sa në inaugurimin e parë të presidentit kur në Uashington erdhën gati 2 milion njerëz për të qenë dëshmitarë të betimit të presidentit të parë afrikano-amerikan. Këtë vit pritet të marrin pjesë gati 800.000 amerikanë në inaugurimin e dytë dhe të fundit të presidentit Obama.