Drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Klevis Qose ka nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi për të ofruar mbështetje konkrete për të burgosurit, duke fuqizuar programet e rehabilitimit dhe formimit profesional.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Klevis Qose tha se së bashku me AKPA, bashkitë Korçë e Maliq, u vendosën themelet e një bashkëpunimi që synon rikthimin e të burgosurve në shoqëri me aftësi të reja.

Në takim ishin të pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Maliqit, Gezim Topçiu, nënkryetarja e bashkisë së Korçës, Besa Spaho etj.

Tetë të burgosur morën certifikatat për përfundimin e trajnimit dhe shtruan një tryezë me gatime të përgatitura prej tyre, duke treguar përkushtimin dhe talentin e tyre.

“Këto marrëveshje janë një hap konkret drejt mbështetjes së tyre për një të ardhme më të mire”, u shpreh Klevis Qose.