29 shtator 2015 – Të martën, më 29 shtator 2015, në mjediset e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, është zhvilluar ceremonia e nënshkrimit të kontratës koncesionare për portin e ri të jahteve në Durrës.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto tha se ky projekt ka një rëndësi të madhe për sektorin e turizmit. Gjithashtu, ministri renditi edhe impaktin pozitiv për banorët e zonës, pasi pritet të hapen vende të reja pune.
Ministri Haxhinasto tha se investimi kap vlerën e 15 milionë dollarëve dhe parashikon ndërtimin e infrastrukturës, që do t’i shërbejë në masë të konsiderueshme turizmit. Zoti Haxhinasto i konsideroi si sinjale pozitive për ekonominë shqiptare interesin e madh të investitorëve të huaj dhe vendas për të zhvilluar fushën e marinave turistike.
/portali DurresLajm/