Pas mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi në qytetin e Shkodrës, dy kryeministrat zhvilluan dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Edi Rama bëri me dije se nënshkruan disa marrëveshje mes dy vendeve, ndër të cilat ishte dhe hapja e pikës kufitare në Zogaj.

“Lehtësim të shkëmbimeve tregtare me reduktim të tarifave dhe sot kemi nënshkruar marrëveshjen për pikën e përbashkët kufitare në Zogaj. Kjo pikë e shumëkërkuar prej vitesh do të jetë një burim më shumë i ndërveprimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit. Do analizojmë dhe hapjen e një pike tjetër kufitare.

Unë jam shumë besimplotë që me Malin e Zi ne do të bëjmë progres të shpejtë dhe të qëndrueshëm”, tha Rama.