Mes Shqipërisë dhe Italisë është firmosur marrëveshja për Sigurimet Shoqërore. Ka qenë ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe homologu i tij italian,  Antonio Tajani që kanë nënshkruar protokollin.

Falë kësaj marrëveshjeje do të njihen sigurimet shoqërore për më shumë se 500 mijë shqiptarë në Itali.

Kryeministri Edi Rama, në postimin e tij në Facebook, shkruan se është një arritje e shumëpritur pas një përpjekje këmbëngulëse prej thuajse një dekadë.

“Romë – Nënshkrimi i Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë, një arritje e shumëpritur për mbi 500 mijë shqiptarë në vendin e dashur fqinj, falë një përpjekjeje këmbëngulëse prej thuajse një dekade, në kërkim të këtij rezultati që dukej i pamundur për vetë peshën financiare të një marrëveshjeje të tillë”, shkruan Rama.