TIRANË, 20 shkurt 2013– Ministria e Inovacionit, ajo e Ekonomisë, e Brendshme dhe Ministria e Arsimit nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit PAP-2, e cila do të bëjë të mundur përdorimin e internetit falas në shumë zona të vendit.
Kryeministri Berisha u shpreh në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes se “ky akt madhor në kuadër të projektit “Shqipëria dixhitale” do të ketë pasojat më pozitive dhe për rrjedhojë një ridimensionim të madh të përdorimit të internetit në të katër anët e vendit nga qytetarët”.
Duke e cilësuar si shumë të rëndësishme, që 49 prej zyrave që ofrojnë internet falas janë në universitetet e vendit, kryeministri Berisha kërkoi nga posta shqiptare shtimin e tyre në mënyrë që studentët të kenë akses më të madh për përdorimin e internetit.





