31 korrik 2013 – Trembëdhjetë sportistë nga Kosova kanë marrë nënshtetësinë shqiptare nga ana e presidentit Bujar Nishani.
Bëhet fjalë për 9 futbollistë, 2 mundës dhe dy atletë, që janë pajisur me pasaportë në periudhën qershor-korrik të këtij viti.
Ndër ta janë dy lojtarët e Kukësit, Musolli dhe Hoxha, Leonit Abazi i Skënderbeut dhe Rrahmani i Partizanit.
Po ashtu futbollistët Agon Mehmeti, Erolind Shala, Valentin Gjokaj, Haxhi Neziraj dhe Ardin Dallku.
Dy mundësit janë vëllezërit Elvis e Veli Susuri, ndërsa atletët janë Astrit Kryeziu dhe Mehmet Hasanaj.





