Shqipëria do të zhvillojë tre ndeshje miqësore në muajin nëntor me dy prej tyre që do të zhvillohen në Tiranë, në stadiumin Air Albania.
Më 9 nëntor udhëtojmë në Spanjë ku do të përballemi me Katarin e më pas kthehemi për të pritur Italinë në miqësoren e luksit në datën 16.
Tre ditë më vonë do të luajmë edhe me Armeninë po në Air Albania.
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur për publikun nisjen e shitjeve të biletave për dy ndeshjet.
Biletat mund t’i gjeni në pikat e shitjes në biletarinë e stadiumit Selman Stërmasi dhe Air Albania.





