Këshilli i Ministrave, në zbatim të ligjit “Për nëpunësin civil” ka detajuar rregullat kur punonjësit mund të lirohen nga detyra. Tanimë, titullarët e institucioneve do të kenë detyrimin të zbatojnë pikërisht këto rregulla në rastet e shkarkimeve nga puna.
Nëse një punonjës do të ketë vlerësim negativ të punës së tij, konsiderohet i shkarkuar. “Lirimi nga shërbimi civil bëhet automatikisht menjëherë pas dy vlerësimeve negative radhazi nga Njësia e Burimeve Njerëzore dhe i njoftohet menjëherë nëpunësit. Vlerësim negativ konsiderohet vlerësimi “jokënaqshëm”, thuhet në vendimin e qeverisë.