11 dhjetor 2013- Paraditen e sotme, ish-gjyqtari i Gjykates se Durresit Neritan Tabaku ka kërkuar rikthimin e tij në punë si gjyqtar. Kjo kërkesë është parashtruar në Gjykatën e Lartë, ndërsa prania në Kolegjin e Bashkuar e kreut të Gjykatës, Xhezair Zaganjori dhe e Artan Brocit, ka bërë që paditësi të kërkojë largimin e tyre.Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e Tabakut, duke shtyrë dhënien e vendimit për ditën e enjte, në orën 09:00. Neritan Tabaku, nga Gjykata e Lartë kërkon rrëzimin e vendimit të KLD, që e ka përjashtuar nga sistemi gjyqësor.