Liverpuli ka fituar mbasditen e djeshme, me rezultatin 0-3 Bërnlin dhe ka vazhduar serinë pozitive në kampionat. Klop ka qenë shumë i kënaqur nga paraqitje, por festën e tij e zbeh disi zemërimi i Manesë në minutën e 85-të: trajneri e zëvendëson me Shaqirin.

Sulmuesi ishte i zemëruar me Salahun për egoizmin e tepruar të tij në një rast që duhet t’i pasonte, por mund ta kishte kursyer skenën. Reagimi ka qenë shumë i ekzagjëruar nga senegalezi, pasi skuadra ishte në fitore 0-3 dhe nuk ishte një humbje e madhe, ai rast.