Pas miratimit të Buxhetit dhe Paketës fiskale 2023 në seancën e sotme parlamentare, Enkelejd Alibeaj ka shpërthyer në rrjetet sociale.

Alibeaj ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si një kryeministër gojëndyrë që e kanë lënë nervat dhe qetësia.

Sipas Alibeajt sa herë që kryeministri shthur gjuhën është më shumë i zhytur në aferat që e mbajnë peng.

Deputeti shton se, miratimi i buxhetit 2023 shkoi si një gosti për miq e klientë.

“Nuk do shumë mund për të kuptuar se sa herë ai shthur gjuhën aq më shumë është i zhytur në aferat që e mbajnë peng. Kështu ndodh kur “fal” për sadaka portin e Durrësit, një copë të atdheut në fakt, nga hajduti në ballë e 40 oligarke vërdallë!

Kjo ndodh teksa #Buxheti2023 shkoi si gosti për miq e klientë, nga një kryeministër gojëndyrë që nervat dhe qetësia i kanë lënë shëndenë. Shqiptarëve iu la peshqesh, veç fyerjeve dhe talljes, varfërinë, korrupsionin, pabarazinë, padrejtësinë dhe ikjen masive nga vendi.

Kjo është e vërteta e hidhur me të cilën shqiptarët përballen çdo ditë. Një realitet që propaganda nuk e fsheh dot, arroganca nuk e lehtëson dhe vetëm ndryshimi i madh mund dhe duhet ta përmirësojë”, shkruan Alibeaj në një postim në Twitter.