Një 22-vjeçar shqiptar u ndalua në Breshia të Italisë, si pjesë e një rrjetit të dyshuar të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës.
Aksioni nga patrullat ka qenë rastësor në zonën e Ospitaletto, ndërsa i riu jetonte në Romë. Sjellja e tij nervoze ngjalli dyshime tek oficerët që e ndaluan për një kontroll rutinë dhe vendosën të kryenin një hetim më të plotë brenda automjetit.
Brenda mjetit, oficerët gjetën 70 qese me kokainë, me një peshë totale prej 76 gramë, gati për shitje. Së bashku me drogën, oficerët sekuestruan edhe 415 euro cash, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës.
Ndalimi ndodhi ndërsa i riu po ngiste makinën përgjatë rrugës nga Travagliato.





