Dy shqiptarë të moshave 25 dhe 33 vjeç janë arrestuar mbrëmë nga policia italiane në zonën e Firences.

Ata u ndaluan pas një aksioni kundër lëndëve narkotike, ku karabinierët konstatuan se shqiptarët mbanin një sasi droge prej 8 kg heroinë, vlera e së cilës llogaritet në 400 mijë euro.

Veprimet e shqiptarit 25-vjeçar, i cili po drejtonte makinën tip "Fiat Punto" ka bërë që të shtohen dyshimet tek autoritetet të cilat më pas gjetën të fshehur sasinë e drogës në një pjesë të makinës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e 33-vjeçarit shqiptar u vërtetua se ai e kishte kthyer shtëpinë një laborator herione. Pas heroinës, u sekuestruan edhe pajisjet të cilat shërbenin për ndarjen e sasisë në doza të vogla.