PSG nuk arriti të fitonte Kupën e Francës, ku humbi me 11 metërsha përballë Rënes. Nejmar u rikthye ne fushë në atë takim, duke realizur një gol dhe asistuar për Dani Alvesh.
Pas takimit, gjatë momentit që futbollistët po shkonin të merrnin medaljet në tribunë, Nejmar ka goditur një tifoz. Video e shpërndarë në fakt zbuloi edhe arsyen. Tifozi po ofendonte me radhë të gjithë futbollistët e PSG-së.
Braziliani nuk i mbajti dot nervat në momentin që tifozi i tha “ik mëso të luash futboll”.





