Zëvendëspresidentja e SHBA-së dhe kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, ka deklaruar se nëse dikush hyn në shtëpinë e saj, ai do të qëllohet me armë.

“Nëse dikush hyn në shtëpinë time, do të qëllohet”, ka thënë Harris teksa shkëmbente batuta me prezantuesen Oprah Winfrey të enjten, gjatë një ngjarjeje të transmetuar drejtpërdrejt në Michigan, raporton BBC.

Pasi po qeshte me deklaratën e saj, Harris shtoi se nuk duhet të ishte shprehur kështu.

“Me siguri nuk duhet ta kisha thënë këtë, por stafi im do të merret me këtë më vonë”, ka deklaruar ajo.

Harris, e cila në debatin e saj të parë dhe me gjasë të fundit presidencial me kandidatin republikan, Donald Trump, ka thënë se është pronare e një arme, ka ripërsëritur se mbështet ndalimin e armëve sulmuese, duke përmendur problemin e Amerikës me të shtënat në shkolla.

“Një armë zjarri e atij lloji është fjalë për fjalë projektuar për të qenë një mjet lufte”, i ka thënë ajo Winfreyt.