Projekti “Media for All” është duke u zbatuar në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi. Qëllimi i këtij projekti është forcimi i pavarësisë editoriale të medieve në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetja e mediave lokale të pavarura që të bëhen më të qëndrueshme financiarisht. 

Programi Media for All po hap kandidimet për Konkursin e gazetarëve të rinj, program gjithëpërfshirës që ofron një skemë me pagesë për gazetarët, duke përfshirë çështjet që kanë në fokus të rinjtë, mentorimin dhe udhëzimin profesional, dhe promovimin e përmbajtjes mediatike të krijuar nga gazetarët pjesëmarrës në media në tërë rajonin. 

Konkursi është i hapur për ekipet e gazetarëve nga vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia), që do të punojnë së bashku në krijimin e përmbajtes mediatike me fokus te të rinjtë, dhe që është relevante për të rinjtë në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. 10 ekipe me nga tre gazetarë do të përzgjidhen të marrin pjesë në program.

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të përfitojnë nga një program tetë-javor; një mentor do të punojë me ju për të zhvilluar dhe prodhuar produktin tuaj mediatik, dhe ju do të merrni njё pagesë pёr punёn tuaj. Pesë ekipet e përzgjedhura si mё tё mira do të ftohen në një aktivitet rajonalqe do tё zhvillohet ne muajin në nëntor, ku prodhimet mediatike pjesëmarrëse do të vlerёsohen nga një panel  ekspertësh, dhe ekipi fitues do të shpërblehet me një çmim në para për të blerë pajisje produksioni.

Formati dhe temat e konkursit

Sugjerojmë që propozimi juaj të mbulojë një nga temat më poshtë; jeni të mirëpritur të zgjidhni po ashtu një temë tuajën, por na tregoni se pse mendoni se ajo do të ishte tërheqëse për të rinjtë në Ballkanin Perëndimor:

·        punësimi i të rinjve,

·        barazia gjinore dhe çështjet gjinore,

·        migrimi,

·        mjedisi,

·        pasojat e pandemisë tek të rinjtë,

·        politikat lokale dhe rinia,

·        aktivizmi i të rinjve.

Mund të propozoni ta realizoni produktin tuaj në cilindo format, p.sh. audio, video, multimedia, podkaste, blog, vlog ose ndonjë format tjetër.

Kush mund të aplikojë?

Nëse jeni 21-30 vjeç, punoni në gazetari, jeni qytetar që jetoni në Ballkanin Perëndimor, keni njohuri të mira të gjuhës angleze dhe dëshironi të përfitoni nga puna me një mentor profesionist , si dhe nga mundësia që puna juaj të vlerёsohet nga gazetarë të njohur, aplikoni tani!

Afati për dorëzimin e aplikimeve

Të gjitha aplikimeti duhet të dorёzohen deri më 3 shtator në orёn 17.00, por nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi të kontaktoni me [email protected] duke shkruar “Konkursi i gazetarëve të rinj” në pjesën e subjektit, jo më vonë se data 30 gusht.

Detajet për mënyrën e aplikimit dhe termat e referencës për garën janë dhënë më poshtë.

https://www.britishcouncil.al/programmes/education/media-for-all/young-journalists-competition