Nëse jeni në Durrës dhe nuk ndiheni të sigurt në shtëpinë tuaj, autoritetet vendore kanë vënë në dispozicion të qytetarëve disa godina ku mund të shkoni të strehoheni.
Tani për tani janë të hapura për qytetarët çadrat blu tek stadiumi, shkolla “14 Nëntori”, shkolla “Benardina Qerraxhia” dhe “Marie Kaçulini”.
Ndërkohë ka nisur sistemimi i qytetarëve të mbetur pa shtëpi në hotele si “Bonita”, “Kolaveri”, “Vala”.
Mësohet se hoteli “Fafa” është mbushur plot me qytetarë të mbetur pa shtëpi.
Që nga dita e djeshme, ka nisur sistemimi i qytetarëve të Durrësit nëpër hotele, pas marrëveshjes që qeveria lidhi me disa hotele në qytetin bregdetar.





