Kjo shprehje është tipike për të gjithë ato persona të cilët janë zhgënjyer në jetë dhe nuk kanë gjetur kurrsesi forcën për të ecur përpara.
Gabri Shull është një adoleshente e cila i jep një leksion të mirë të gjithë atyre të cilët nuk e kanë gjetur forcën brenda tyre.
Në moshën 11-vjeçare ajo mbeti pa njërën këmbë, për shkak te kancerit në gjurin e djathtë. Falë një operacioni që doli me sukses, 14-vjeçarja ia ka arritur të mbijetojë dhe të jetë inspirim për të gjithë të tjerët. Nëpërmjet këmbës protezë ajo ka realizuar ëndrrën e saj. Pavarësisht vështirësive, ajo ka arritur të ndjek ëndrrën e saj dhe të bëhet një balerinë e mrekullueshme.





