Të gjitha shenjat e horoskopit janë zemërmira, ama këto, më shumë se të tjerat.

Peshqit

Nëse do të na duhet të zgjedhim një shenjë që bën maksimumin për të gjithë, duhet të themi Peshqit. Të ëmbël, të sjellshëm dhe shumë empatikë, Peshqit ofrojnë gjithmonë një shpatull të ngrohtë për të gjithë njerëzit që u duhet ndihmë. Pra, nëse jeta të sfidon, trokit në derën e Peshqve.

Peshorja

Peshoret kanë një dëshirë të ethshme që ta bëjnë botën një vend më të mirë dhe marrin shumë kënaqësi kur ndihmojnë të tjerët. Gjithashtu, janë njerëz shumë të drejtë dhe nëse e kuptojnë që ty vërtet të duhet ndihma e tyre, do të bëjnë çmos për të ta ofruar.

Ujori

Ujori është një ndër shenjat më bujare të horoskopit. Drejtësia, bamirësia, kauzat që i frymëzojnë, të gjitha këto mund të përshkruajnë pasionet dhe dëshirat e një Ujori, ndaj sigurisht mund ta konsiderosh kur të duhet ndihmë.

Virgjëresha

Njihet për aftësitë organizuese, por edhe për zemërgjerësinë. Virgjëresha nuk është miku/ja tipik/e që të komplimenton apo të përqafon pa fund, ama është personi që nuk ta mohon kurrë ndihmën dhe mbështetjen.