Gjatë ditës së sotme Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare, sipas MeteoAlb.
Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë territorin, përjashtuar zonat malore ku priten herë pas here zhvillim i vranësirave duke sjellë shira të karakterit lokal.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 27.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veri-veriperëndimore, duke krijuar në brigjet detare dallgë deri në 2 ballë.