Sa herë keni përtuar ta lani fytyrën para se të flini gjumë? Nëse e lini make up-in edhe gjatë natës në fytyrën tuaj, mund t’ji shkaktoni dëme serioze lëkurës suaj.

"Bright Side" ju sjell 8 arsye pse duhet ta lani fytyrën gjithmonë në mbrëmje dhe ta hiqni make-up-in.

1. Parandaloni aknet

Nëse mendoni se ky problem shfaqet vetëm në adoleshencë e keni gabim. Në poret e bllokuara zakonisht zhvillohen puçrra dhe infeksione. Nëse vuani ose keni vuajtur dikur nga aknet përdorni një heqës make up-i dhe larës jo vajor.

2. Vononi plakjen e lëkurës

Nuk është një mit. Është vërtetuar shkencërisht se çdo natë lëkura juaj rigjeneron vetveten. Nëse ajo nuk është e pastër do të plaket më shpejt. Nuk do të jeni të aftë më pas të parandaloni formimin e rrudhave të para, që shfaqen më shpejt se ç’mendoni.  

3. Ushqeni lëkurën tuaj

Qelizat e lëkurës rigjenerohen më shpejt gjatë natës, kështu që pastroni fytyrën nga make up-i dhe pastaj aplikoni një ushqyes me antioksidantë. Kujtoni se gjithmonë duhet të përdorni make up cilësor, pasi grimi skarco mund ta dëmtojë lëkurën tuaj.  

4. Luftoni alergjitë

Fytyra juaj mund të jetë e prirur për reaksione alergjike, edhe pse ju mund të mos keni vënë re kurrë simptoma. Fjetja me make up mund të shkaktojë ekzema dhe probleme të tjera serioze. Simptomat nuk shfaqen menjëherë, por nëse nuk e pastroni fytyrën tuaj nga make up-i para se të flini, do të filloni të vini re skuqje, djegie dhe kruarje.

5. Shmangni pigmentimet e lëkurës

I keni vënë re ndonjëherë ato njollat e errëta që nuk mbulohen as me korrektor? Shfaqja e tyre lidhet shpesh me ekspozimin e gjatë në diell dhe fillimin e procesit të plakjes.

Por ato mund të jenë edhe pasojë e reaksioneve alergjike nëse ju nuk e pastroni fytyrën në mënyrën e duhur. Mbajtja e make up-it gjatë natës mund të shkaktojë pigmentime të lëkurës suaj.

6. Mbani buzët e hidratuara

Nëse ju mendoni se kur shkoni për të fjetur nuk ka më asnjë grimcë buzëkuqi në buzët tuaja, e keni gabim.

Edhe kur nuk e shihni atë, buzëkuqi apo shkëlqyesi vazhdon të dehidratojë lëkurën tuaj dhe ta thajë atë, nëse nuk e lani fytyrën.

7. Parandaloni qeskat dhe rrathët e zinj poshtë syve

Nëse ju flini shpesh me make up, lëkura poshtë syve do të fillojë të bëhet më e errët. Zona rreth syve do të nuk duket e freskët dhe e shëndetshme.

8. Parandaloni rënien e qerpikëve

Mos flini kurrë pa hequr rimelin. Ai thahet gjatë natës dhe mund t’ju shkaktojë rënien e qerpikëve, si dhe skuqjen dhe irritimin e qepallave.

Ju rekomandojmë të mos përdorni rimel kundra ujit, që të mund të pastrohet më shpejt. Për të hequr rimelin përdorni pambuk dhe heqës make up-i. Asnjëherë mos i pastroni sytë me lëvizje rrethore kur i keni të lyera me rimel, sepse mund të thyeni qerpikët dhe t’i bëni ato të bien. 

Burimi: Bright Side

Përshtati: R.O.