Në një kohë që PS dhe Rama nuk janë shprehur ende qartë nëse Vangjush Dako do të kandidojë për një mandat të katërt në qytetin bregdetar dhe vetë kryebashkiaku Dako tha se nuk ndihej i lodhur, por mund ta shihte veten edhe në një post tjetër, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i pyetur në emisionin “Repolitix” se a i fiton opozita zgjedhjet në Durrës nëse rikandidon Dako u përgjigj:
"Do jetë rivali më i lehtë. Kjo pasi është konsumuar. Nuk ka çfarë jep më për Bashkinë e Durrësit".





