Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë me anë të një njoftimi të shpërndarë në “Facebook”, ka ftuar studentët e gazetarisë që duan të luftojnë korrupsionin për të marrë pjesë në projektin e laboratorit të gazetarisë investigative.
Njoftimi i plotë
“Je student gazetarie që dëshiron të luftojë korrupsionin? Ne të ftojmë të aplikosh për të qenë pjesë e laboratorit të gazetarisë investigative! Studentët e përzgjedhur që do të shfaqin pasion dhe kurajo për gazetari të pavarur dhe investiguese, do të ftohen për të marrë pjesë në një program trajnimi, si dhe do të shkruajnë raportime investiguese mbi çështje të rëndësishme në Shqipëri. Pajisje teknologjike nga më të fundit dhe trajnim mbi gazetarinë do të ofrohen nga ekspertë shqiptarë dhe profesorë të shquar gazetarie nga Shtetet e Bashkuara. Shihni faqen që kanë krijuar studentët e laboratorit të këtij viti: www.pse2017.com
Për të aplikuar, klikoni këtu: https://goo.gl/mbBzyV", shkruan Ambasada e SHBA-ve.