Do të jetë e kotë ta kërkoni hënën natën që ndan datën 10 nga 11 korriku. Nuk do ta gjeni dot, sepse ajo do të jetë shumë afër Diellit, shokut të saj dhe pikërisht në Gaforre, në një shenjë ku ajo është e fortë dhe bindëse.
Dielli dhe Hëna këtë herë nuk do të ndërveprojnë në aspekte të veçanta me planetët e tjerë, por me një vëzhgim të hollë gjejmë diçka të veçantë: në pikën ku do të takohen, ekziston një yll i veçantë i quajtur Wasat, i cili transmeton dëshirën për të vepruar, për t’u marrë me punë, për të mos qëndruar në vend dhe parë yjet. Nëse gjithë kësaj i shtohet edhe forca e Hënës, loja u kry.
Nuk është e vështirë të kuptohet që nëse jeni një Gaforre, Dem, Virgjëreshë, Akrep ose Peshk do të jetë shumë e lehtë për ju të hidheni në veprim, pa asnjë frikë dhe me bindje të madhe. O bëjeni tani, o lëreni fare. Por nga ana tjetër, nëse jeni Dash, Shigjetar, Bricjap, Peshore ose Luan ndoshta do të preferoni të vëzhgoni se kush impenjohet vërtet, duke deleguar çdo gjë tek të tjerët. Pastaj janë dhe shenjat që nuk preken shumë nga ky fenomen; Binjakët do të marrin shumë seriozisht një provë, kurse Ujori mund të impenjohet në gjëra të vogla.





