Zëvendëskryeministri Dominic Raab tha se britanikët duhet të jenë mjaft elastikë për të ‘shijuar rrezet e diellit’ gjatë ditëve në vijim, pasi vendi pritet të goditet nga temperatura tepër të larta, të cilat do të shënojnë rekord historik ditën e hënë.

Britania mund të jetë më e nxehtë se Delhi dhe shkretëtira e Saharasë nesër, me ekspertët që parashikojnë se  termometri do të arrijë deri në 41 gradë Celsius – dyfishi i mesatares së verës në Mbretërinë e Bashkuar. Në Peterborough pritet të shënojë 37 gradë Celsius dhe në Milton Keynes, Norwich dhe Lincoln do të arrijnë deri në 36 gradë Celsius. Temperaturat më të lartë do të shënohën në Londër, ku termometri mund të arrijë deri në 40 gradë Celsius të martën.

Rrjeti i transportit në Britani duket se do të ndalet, me shefin e Transportit për Londrën i cili këshilloi qytetarëve të ndërmarrin vetëm udhëtime të nevojshme gjatë të hënës dhe të martës.

Avanti West Coast u tha pasagjerëve të udhëtonin vetëm nëse është ‘absolutisht e nevojshme’ nga e diela deri të martën.