Tiranë, 5 shtator 2014 – Nesër është dita e madhe, kurorëzimi i një historie dhjetë vjeçare dashurie. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj vë kurorë me të fejuarën e tij Ajola Xoxa.
Por kur vetëm pak orë ndajnë nga ceremonia, është zbuluar ftesa e dasmës së tyre. Ka qenë këngëtarja Eneda Tarifa e cila e ka postuar në profilin e saj në Instagram duke shkruar, “Nesër dita e madhe. Po pres të shikoj miqtë e mi të dashur të martohen. E gëzuar”.
Në ftesën që e shikoni në fotografinë bashkëngjitur është shkrirë portreti i çiftit. Në njërën anë të hapjes së ftesës është fytyra e Erionit dhe në anën tjetër ajo e Ajolës, ku në mes shkruhet “gjashtë shtator”.
Në brendësi të ftesës shfaqet një portret i bashkëshortëve të ardhshëm të buzëqeshur. Pak ditë më parë ishte vetë Ajola apo që publikoi një copëz nga fustani i saj i bardhë.
Ceremonia e martesës së ministrit me bashkëshorten e tij është planifikuar të mbahet në kalanë e qytetit të Gjirokastrës, vend ku Veliaj fitoi mandatin e deputetit. Mësohet se në këtë ceremoni do të jenë të ftuar rreth 1000 miq dhe të afërm të çiftit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





