Bashkia e Durrësit njofton se nesër do të jetë dita pa makina. Bashkia ka marrë masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në Bulevardin “Epidamn”.

“Dita pa Makina”, synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të shmangur të paktën për një ditë në muaj përdorimin e automjeteve të tyre.

“Në kuadër të kësaj nisme, më 4 Shtator, nga ora 9.00 deri në 21.00, ndalohet qarkullimi i mjeteve private në Bulevardin “Epidamn” (nga Prefektura deri tek Torra Veneciane).”, njofton bashkia.

Postimi i plotë:

4 Shtator, “Dita pa makina”.

Në kuadër të kësaj nisme, më 4 Shtator, nga ora 9.00 deri në 21.00, ndalohet qarkullimi i mjeteve private në Bulevardin “Epidamn” (nga Prefektura deri tek Torra Veneciane).

Bashkohu edhe ti me nismën tonë për një mjedis më të pastër dhe për një jetë më të shëndetshme.