Pas tërmetit tragjik në kufirin turko-sirian, të mbijetuarit kanë tashmë nevoja bazike, si batanije, jorganë, veshje për fëmijë dhe të rritur etj.

Në ndihmë të tyre do të mund të vijnë edhe qytetarët e Durrësit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako.

Në një postim në “Facebook”, kryebashkiakja njofton se ditën e nesërme, në sallën “Black Box” pranë shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli” qytetarët e Durrësit do të kenë mundësinë të dhurojnë materiale të nevojshme për popullin turk.

Postimi i plotë:

🇦🇱💔🇹🇷 Të mbështesim të gjithë bashkë popullin mik turk.

DhuroPërPopullinTurk

Vendi i dhurimit është 📍 salla Black Box pranë shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli”.
Dhuro për popullin turk këto materiale të nevojshme:
Batanije
Jorganë
Xhupa për fëmijë dhe të rritur
Këpucë dimri për fëmijë dhe të rritur
Doreza, shall, kapuça, çorape për fëmijë dhe të rritur
Ngrohëse
Ushqime të konservuara
Ujë
Produkte sanitare
Gjeneratorë
*Veshjet duhet të jenë të reja.