DURRËS, 4 korrik 2013 – Ngritja paksa e vogël e temperaturave maksimale në zonën bregdetare dhe të ulët nxjerrin në pah rrezikun e zjarreve, kështu, më 5 korrik qarku i Durrësit dhe në veçanti nënqarku i Durrësit është në nivelin mesatar të rrezikut.

Sipas buletinit të hartuar nga Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore e IGJEUM-it (Instituti i Gjeoshkencave,

Energjisë, Ujit dhe Mjedisit) dhe Qendra Ndërkombëtare për Kërkimin

dhe Monitorimin në Mjedis – CIMA (Itali), shumica e nënqarqeve, përfshirë dhe atë të Durrësit, do të jenë në nivelin mesatar të rrezikut (nuk rekomandohen zjarret e kontrolluara, sepse bëhen vatra për ndezjen e zjarreve. Barërat e thatë dhe pyjet mund të digjen lehtë. Flakët janë të mesme në pyje dhe të shpejta në zonat e ekspozuara. Duhen përdorur të gjitha mjetet për shuarjen e flakëve të zjarreve).

Kjo analizë është realizuar mbi bazën e rrezikut mesatar të çdo nënqarku, por brenda çdo nënqarku ka zona të cilat paraqesin një rrezikshmëri më të lartë se të tjerat.

Më konkretisht, pjesa perëndimore e Shkodrës, pjesa qendrore dhe jugore e Pukës, pjesa qendrore dhe lindore e Mirditës, pjesa perëndimore e Lezhës, pjesa perëndimore e Kavajës, Durrësit, pjesa jugore e Tiranes, pjesa juglindore e Fierit, pjesa veriore dhe perëndimore e Vlorës, pjesa jugore e Sarandës dhe pjesa e Llogarasë bashkë me Karaburunin në Vlorë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/