Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë nxënësit që nesër nisin ditën e parë të shkollës.
“Pushimet mbaruan, nesër nis shkolla, qoftë një vit i mbarë e me shëndet për të gjithë”, shkruan Rama, teksa ka shpërndarë mesazhin informues të ministres së Arsimit Besa Shahini.
Ditën e nesërme dhe djali i kryeministrit, Zaho, ulet për herë të parë në bankat e shkollës duke nisur klasën e parë.





