Nesër, më 4 tetor, ora 18:00 me orën lokale të Shqipërisë, hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane. Ja udhëzimet në shqip që jep Ambasada Amerikane e Shqipërisë në faqen zyrtare:
Udhëzimet për Lotarinë DV-2018 janë publikuar në faqen https://tirana.usembassy.gov/dv.html.
Mos përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht. (Kujdes me këtë detaj, mos përdorni fotografinë e vitit të kaluar).
Regjistrimet për DV-2018 fillojnë më 4 Tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 Nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë.
Ju mund të aplikoni tek dvlottery.state.gov gjatë kësaj periudhe.
Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë-Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj.
Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dërgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit. Nëse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs.
Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata.





