Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule në një prononcim për mediat tha se kandidati socialist, Vangjel Tavo ka shtuar në mënyrë të paligjshme 311 votues të rinj në lista.
Ndërsa e konsideroi një proces absurd procesin e votimit këtë të diel, ai theksoi se këto shkelje janë denoncuar në SPAK.
Dule: Dua t’ju falënderoj për mundin dhe sakrificën tuaj në kushte të vështira klimaterike, është procesi më absurd I mundshëm që mund të ndodhë, i cili mbështetet në një dekret presidencial I cili është ankimuar nga ne dhe nuk ka një vendim të formës së prerë në lidhje me kushtetutshmërinë e këtij dekreti Himara nesër do të ngrihet me dy kryebashkiakë të zgjedhur, mandati i Belerit nuk është i ndërprerë konform ligjit dhe vendim të formës së prerë është për tu gjykuar ankimi nga ne në KAS dhe i zotit Beleri ankimime të depozituara konform ligjit brenda hapësirës kohore.
Që para nisjes së fushatës kandidati zoti Tavo me zë dhe figurë pohoi se ai ka transferuar gjendje civile të disa qytetarëve që nuk janë banorë me qëllim që të mbrojnë votën e tij m çfarë ligji, në cilat parime mbështetet ky veprim, janë 311 zgjedhës që janë shtuar në listat e sotme krahasuar me listat e majit 2023. Në zgjedhjet e vitit 2023 lista krahasuar me zgjedhjet e 2021 ishte pakësuar me 3 zgjedhës, nga 2023 në 2024 është shtuar në mënyrë artificiale nga të cilët 93 ka indicie se janë regjistruar ose kanë transferuar gjendjen edhe përtej kohës pasi ishte shpallur dekreti, shkelje flagrante që janë denoncuar në SPAK, por ska ende veprim nga ana e SPAK. Tavo pohoi se ka shpërndarë mbi 1200 tituj pronësie janë edhe 600 të tilla për t’u shpërndarë. Nuk kemi asnjë reagim të drejtësisë.
Kishte subjekte të SPAK në qendra votimi me kryebashkiakun e Konispolit dhe Vlorës.