Shpat Kasapi, këngëtari i njohur shqiptar që u nda papritur nga jeta në moshën 40-vjeçare, do të varroset nesër në Tetovë.

Ceremonia mortore do të nisë paraditen e së dielës, ku publiku, miqtë dhe kolegët do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit artistit.

Sipas njoftimit zyrtar të familjes, homazhet do të zhvillohen nesër, e diel, në orën 11:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Pas homazheve, procesioni mortor do të zhvendoset në varrezat e qytetit, ku varrimi i Kasapit është caktuar të mbahet në orën 14:00.

Njoftimi mortor e përshkroi Kasapin si “një zemër të bardhë, një shpirt të gëzuar” që la pas një trashëgimi të gjatë muzikore dhe ndikim të prekshëm në publikun shqiptar.

FOTO/ Nesër i jepet lamtumira e fundit Shpat Kasapit, homazhet do të