Prej orës 09:00 kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim kryetarët e komisioneve parlamentare të PS-së si edhe Kryesinë e grupit.

Mësohet se pjesë e këtij takimi informal që po mbahet në godinën e qeverisë janë edhe disa ministra.

Takimi vjen një ditë përpara se të mbahet seanca parlamentare. Ditën e enjte pritet që kreu i qeverisë t’i përgjigjet opozitës në interpelancë lidhur me mbetjet toksike. Të paktën kështu deklaroi dje kryetari i grupit parlamentar të PS-së Niko Peleshi.

Edhe të premten do ketë një takim informal në Elbasan mes socialistëve, ku i pranishëm do jetë dhe Rama.