23 dhjetor 2013-Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, zhvillon nesër në datën 24.12.2013, konkursin e testimit me shkrim për pozicionet e Drejtorëve Rajonalë Tatimor, Drejtor Drejtorie në DPT e Drejtori Rajonale, Përgjegjës Sektori e inspektor në Administratën Tatimore. Konkursi do të zhvillohet ne ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, pranë kryqëzimit të Zogut të Zi. Testimi me shkrim per pozicionet Drejtor Drejtorie ne DPT, Drejtor i Drejtorisë Rajonale, Drejtor Drejtorie ne Drejtori Rajonale, Përgjegjës Sektori ne Drejtorinë e Përgjithshme dhe pozicionet e shpallura te lira ne TI do te zhvillohen ne orën 09.00. Testimi me shkrim për pozicionet Përgjegjës Sektori/zyre ne Drejtori Rajonale dhe Inspektor/specialist ne te gjithë Administratën do te zhvillohet ne oren 14.00. Rezultatet e testimit me shkrim do te shpallen brenda 24 orëve, pas përfundimit te testimeve ne faqen zyrtare te DPT-se dhe personat qe kane fituar 45 pike e sipër ne testimin me shkrim, ju lind e drejta per të marrë pjese ne testimin me gojë, me date 26.12.2013, ora 09.00 ne ambientet e DPT-se, pranë stadiumit “Selman Stermasi”, Tirane. Listën e kandidatëve fitues për te marre pjese ne testim ne shkrim sipas kategorive perkatese, mund ta gjeni ne faqen e internetit te Drejtorisë se Përgjithshme te Tatimeve www.tatime.gov.al
Nesër konkursi për vende të lira pune në Tatime
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Mirlinda Karçanaj, kryemafioze”/ Urdhër arrestet e SPAK, Berisha tregon si ndaheshin tenderat në AKSHI
Aksioni te AKSHI/ Abuzuan me tenderat, SPAK firmosi 8 masa sigurie, zbulohen emrat
Kremlini i thotë jo armëpushimit për Krishtlindje: Synojmë një marrëveshje paqeje
Vinte nga kufiri i gjelbër, kapen 215 kg marijuanë brenda një makine në Janinë! Tre shqiptarë në pranga, shoferja përplaset





