Në datat 11- 13 shtator në Tiranë do të mbahet Samiti i grave afgane, takimi më i madh i tre viteve të fundit të grave dhe vajzave aktiviste të të drejtave të njeriut nga Afganistani.

Samiti mbahet nën kujdesinë e qeverisë shqiptare përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe organizohet nga “Gratë për Afganistanin (WFA)”, në bashkëpunim me qeverinë e Spanjës dhe atë të Zvicrës.

Rreth 100 gra afgane duke përfshirë rrjetet e grave afgane në vende të ndryshme, do të marrin pjesë në samitin tre ditor, si një platformë për të ndërtuar unitet dhe një mesazh koheziv dhe për të përforcuar zërat e tyre.

Nga ora ora 9:15 – 10:30 në sesionin e parë të tij, do të mbajë fjalën hapëse, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.