Ditën e nesërme do të mblidhet Komiteti i Ekspertëve dhe do të marrë masa të tjera shtrënguese për parandalimin e infeksioneve të reja me Covid-19.
Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit me gazetarët ndërsa shtoi se nëse zbatohen këto masa janë shumë funksionale. Sipas tij, nuk është zgjidhje të ndodhë edhe një mbyllje tjetër e vendit.
“Do të ketë një shtrëngim të masave. Komiteti i Ekspertëve do të mblidhet nesër do të diskutojnë. E kemi diskutuar. Por ata thonë se nëse respektohen masat kanë efekt. Pse u mbyllëm atëherë dhe nuk mbyllemi sot se ka zgjedhje, unë nuk e di si mund të ketë lidhje. Çështja e numrit të infektimeve është trajtuar që në ditën 1. Është thënë që nuk mund të shmanget infektimi. Masat janë për të mbajtur nën kontroll. Infektimet do të vijojnë deri kur të mbarojë vaksinimi”, u shpreh ai.





