Bashkia e Durrësit njofton përfituesit nga programi i rindërtimit se shorteu publik me objekt shpërndarjen / caktimin, midis përfituesve nga procesi i rindërtimit, i banesës banesës kolektive nr.30 Rruga “Hysen Myshketa”, Njësia Administrative nr.3, Durrës do të zhvillohet ditën e martë më datë 12.03.2024 në sallën e Këshillit Bashkiak Durrës, pranë Bashkisë Durrës, kati II duke filluar nga ora 10:00.

Nëpërmjet këtij njoftimi thirren të gjithë përfituesit sipas listës më poshtë:

Mosparaqitja në këtë shorte e personave përfitues i heq të drejtën e ankimimit apo pretendimeve lidhur me rezultatet e këtij shorteu publik.

Personat përfitues në pamundësi për të qenë pjesmarrës në këtë shorte publik mund të përfaqësohen me prokurë. Në këto raste zbatohen dispozitat ligjore të përfaqësimit.