Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave, (IGJEUM), thonë se nesër priten rritje temperaturash që do të shkojnë deri në 33 °C, duke i bërë të favorshme ditët e para të muajit maj për plazh.

INFORMACIONI I IGJEUM

ZJARRET NË PYJE
————————–
Sot pasdite (e martë, dt.01) dhe nesër (e mërkurë, dt.02) pritet nivel “I MODERUAR” rreziku në qarqet Shkodër, Lezhë, Fier dhe Berat (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Nё disa qarqe pritet rrezik “I ULËT”, por me rrezik të moderuar nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Kukës (pj. Verilindore), qarku Dibër (pj. Jugperëndimore), qarku Durrës (pj. Qendrore) dhe qarku Vlorë (pj. Veriore).
Në pjesën tjetër të territorit pritet nivel “S’KA RREZIK” për zjarre në pyje.

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt.01) dhe nesër (e mërkurë, dt.02) priten reshje të dobëta në qarkun Kukës. Ndërsa qarqet e tjera pritet të kenë vetëm reshje të lokalizuara (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 29 °C
në vendet e ulëta: 15 / 33 °C
në vendet malore: 10 / 26 °C

ERA
Sot pasdite (e martë, dt.01) dhe nesër (e mërkurë, dt.02) era pritet të fryjë e lehtë.