Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se të premten e 18 qershorit do të ketë ndërprerje të energjisë në disa zona në Durrës.
Shkak për këtë stakim bëhen punimet që po kryhen nga OST për mirëmbajtjen e linjës 110kV Rrashbull – Spitallë.
Njoftim i OST për abonentët #Durrës dhe #Shijak
Stakim, 18 qershor
Në kuadër të investimit që po kryen OST për të mirëmbajtur linjën 110kV Rrashbull – Spitallë (Porto Romano 2), në datën 18 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona në Durrës dhe Shijak:
Shënavlash, Vrinë, Zona industriale e Spitalles, qyteti “Rinia”, Porto Romano, zona e ish-kënetës Durrës, rruga “Aleksandër Goga”





