Gjatë kësaj jave në vende të ndryshme në botës do të festohet Festa e Pashkëve dhe dita e premte njihet ndryshe si e Premtja e Mirë.

Bashkë me të këtë të premte do të mund të shihni edhe Hënën e plotë Rozë, raporton Mirror. 

Hëna e pazakontë do të mund të shihet përgjatë gjithë natës. Gjithsesi vlen të theksohet se hëna që do të shfaqet nesër në mbrëmje në qiell nuk ka domosdoshmërisht ngjyrën rozë, pavarësisht se ka marrë këtë emër.

Hëna rozë është hëna e dytë e plotë përgjatë muajit prill.