Ish-kryeministri Sali Berisha në një videomesazh ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen nesër hapjes së fushatës për zgjedhjet e 14 majit, nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’.
Berisha shprehet se nesër kurorëzohet një manifestim madhështor popullor në arenën e ‘Air Albania’, në orën 12:00.
“I ftoj të gjithëve shqiptarët ta kurorëzojnë me një manifestim madhështor si prelude të fitores tonë të ardhshme, nesër në orën 12: në arenën Air Albania e cila në fakt duhet të ketë vetëm një emër, arena e lirisë pasi aty nisi procesi i lirimit. Sepse aty nisi udhëtimi që kurorëzohet nesër me një manifestim popullor të shkëlqyer”, shprehet Berisha.
Postimi i plotë:
I ftoj të gjithë shqiptarët që të kurorëzojmë me një manifestim madhështor, si prelud i fitores tonë të ardhshme, nesër në orën 12:00, në stadiumin “Air Albania”. #sb