31gusht 2015 – Nga nesër çdo biznes do të vihet para kontrollit të imtësishëm. Aksioni më i madh kundër informalitetit në vend do të nisë më 1 shtator. Kryeministri i vendit, Edi Rama, e paralajmëroi sot këtë aksion, i cili sipas tij, nuk do të jetë selektiv. Sipas “Monitor”, aksioni do të ketë si bazë hulumtimin e bërë nga 400 tatimorët që u morën me kontratë të përkohshme në muajt e verës, të cilët “gjurmuan” bizneset në çdo cep e lagje të Shqipërisë dhe dërguan online të dhënat e grumbulluara. Në terren do të jenë dhe forcat e policisë së rendit.
Çfarë do ndodhë për shkeljet:
-Çdo mall që kapet pa faturë do të konfiskohet në vend
-Kush nuk lëshon kupon do penalizohet në mënyrë absolute. Penalizim do ketë edhe blerësi nëse nuk ka kupon
-Nëse do të gjenden dyqane pa NIPT, do të konfiskohet dyqani
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





