Prej 16 marsit, kur në Durrës ka nisur fushata e vaksnimit për mësuesit e deri më tani, janë vaksinuar 643 arsmitarë të shkollave publike të qytetit bregdetar, nga 800 që kishin shprehur gatishmërinë.

Ndërkohë që, përgjatë ditës së sotme, pritet të marrin dozën e parë të vaksinës antiCovid edhe 102 mësues të tjerë të arsimit parauniveristar.

“DurrësLajm” mëson nga burime zyrtare, se ditën e nesërme, më 26 mars pritet të nisë vaksinimi për stafin akademik të universitetit “Aleksandër Moisiu”.

Nga 352 persona që janë staf i UAMD, rreth 50% e tyre kanë konfirmuar që do të vaksinohen.

Procesi i vaksinimit do te kryhet pranë ambienteve të posaçme të ngritura në shkollën “Jan Kukuzeli” në qytetin bregdetar.