Dita e nesërme do të ketë ulje temperaturash dhe reshje shiu, të cilat do të vijojnë deri të premten. Fundjava sjell sërish rritje temperaturash. Koha me diell dhe temperaturat e larta do të na shoqërojnë të paktën deri në mesin e shtatorit, tha meteorologia Lajda Porja.
“Jo vetëm fundjava, por parashikohet që të paktën deri në datën 10 shtator, jo vetëm që do të jetë me diell pothuajse në të gjithë vijën bregdetare dhe në zonat të ulëta, reshjet do të jenë shumë pak prezente. Presin që gjatë fundjavës, që përkon me datat 3-4 shtator, vlerat do të jenë 35 gradë.
Temperaturat do të jenë mbi 30 gradë deri nga data 14 shtator. Për të gjithë ata që kanë pasur pamundësi për të pushuar në korrik dhe gusht, do të kenë dy javë shumë fantastike dhe të favorshme jo vetëm me diell por edhe me temperatura të larta.”, theksoi mes të tjerash meteorologia./