Sipas portaleve ndërkombëtare të lundrimeve, të mërkurën, më 4 shtator 2019, ora 08:00 të mëngjesit, parashikohet të bregëzohet në portin e karburanteve "Romano Port" anija cisternë "PTI RHINE". 

Ajo ka kapacitet maksimal bartës 30 068 tonë, ndërkohë që pesha e përgjithshme plot arrin në 51 271 tonë. Nuk është e qartë nëse ky tanker do të vijë me ngarkesë të plotë, pasi thellësinë e zhytjes e ka 9,5 metra. Është nisur më 31 gusht 2019, ora 9:43 nga porti grek i Eleusis-it.

Info / Ka gjatësi dhe gjerësi 183 m × 32.23 m. Është ndërtuar në vitin 2007 në kantierin detar STX të Seulit, Korea e Jugut.

Th.M.