Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e përsërit sërish shprehjen “S’keni parë gjë akoma” teksa doli nga mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Rregulloreve.

“Jua thashë që s’keni parë gjë akoma, kur jua thashë ju duk si një mënyrë e mirë për të bërë ­çdo lloj historie, por e them prapë që nuk keni parë asgjë akoma, jua thashë bëni durim siç po bëj unë, besoni barrën e kam shumë më të madhe se ju po bëni durim.
E vërteta do dalë në dritë dhe nuk do voonojë shumë. Unë do jem i kënaqur kur e vërteta të dalë në dritë”
, tha Tahiri i cili ishte i rrethuar nga mbeshtetes te shumte te cilet brohoriten ne fund te fjales se tij.