Kreu i LSI dhe njëherësh, kreu i Kuvendit Ilir Meta, duke folur në fund të seancës së raundit të parë për zgjedhjen e presidentit, e cila dështoi për shkak se nuk kishte asnjë kandidat, u shpreh se po pritet opozita për të bashkëpunuar për të zgjidhur Kreun e Shtetit.

Po ashtu, Meta ka bërë me dije se raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të mbahet ditën e nesërme, ndërsa bëri thirrje edhe një herë për dialog mes opozitës dhe mazhorancës.  

“Ezaurimi i raundit të sotëm pa kandidat ishte durim i vullneti për të pasur mundësi për të biseduar me opozitën. Pasi dihet që kjo mazhorancë i ka numrat për të zgjedhur Presidentit, por besojmë se ky është një proces që kërkon edhe bashkëpunimi e PD-së. Raundi do të jetë nesër, në seancë më vete përveç seancës së zakonshme. Ishte një kërkesë e grupit parlamentar të shumicës.

Ne do ta PD presim brenda gjithë mundësive, po nuk mjafton vetëm ne ta presim por duhet edhe opozita të vijë.”, – tha Meta.